TIRANË- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar sot se LSI do të marrë vetëm në Tiranë aq mandate sa ç’mori në zgjedhjet e kaluara.

Nga mitingu në sheshin “Nënë Tereza”, ku LSI ka prezantuar kandidatët për deputetë, Meta ka dhënë edhe një mesazh për sondazhet që e nxjerrin jofituese këtë forcë. Ai tha se sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes, të shtrenjta por të pashpresa.

“Forcë e parë, forcë e paparë. Kam një mesazh të fortë për Lefter Kokën. Lefter Koka unë e di që LSI e Durrësit është e paparë por mos bëj garë me Tiranën, të dalin 12 deputetë. Për sondazhet e rilindjes, dua t’u them gjithë shqiptarëve, jo atyre 600 mijë që e kanë votuar prej kohës të nxjerrin LSI forcë e parë, sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rlindjes. Janë të shtrenjta por janë të pashpresa siç janë tharë palmat e Rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës. Aq mandate sa ‘çmori LSI për para 4 vitesh, në 2013 kur ishte në koalicion me Rilindjen, aq mandate do t’i marrë vetëm në Tiranë më 25 qershor”, tha Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: