TIRANE– Kreu i Kuvendit, njëkohësisht president i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ ku ka folur për aktualitetin politik, zgjedhjet e 25 qershorit si dhe marrëveshjen Rama-Basha.

I pyetur nëse LSI ka pasur ftesë për koalicion, Meta tha se nuk ka pasur asnjë ftesë serioze, por vetëm ngacmime.

“Asnjë ftesë serioze vetëm ngacmime dhe mistrecllëqe. LSI ka qenë e qartë se do shprehet për koalicion pasi të përfundojë mandati dhe reforma zgjedhore. Bilanci nuk u bë për shkak të zhvillimeve”- tha Meta.

Ndër të tjera presidenti i zgjedhur u shpreh se LSI është me e favorizuar me marrëveshjen aktuale Rama-Basha.

“Ju nuk keni dëgjuar ndonjëherë për refuzim. Ky nuk përben asnjë shqetësim për ne. Me marrëveshjen aktuale LSI është me e favorizuar. Nuk ka pasur asnjë ftesë dhe LSI nuk ka pasur asnjë refuzim për koalicione”- tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb