TIRANË- Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka qenë një nga drejtuesit e lëvizjes studentore në vitin 1990, në kohën kur ishte në vitin e fundit në Fakultetin Ekonomik në UT.

Po megjithëse qëllimi i tij i vetëm ishte mbarimi i shkollës dhe specializimi jashtë ai përfundoi në politikë dhe konkretisht në Partinë Socialiste. Vetë Meta ka rrëfyer në “Opinion” se ngeci tek PS për shkak të rrethanave.

“Në shkollë kam qenë gjithmonë i pasionuar pas historisë. Dy janë arsyet që kam marrë këtë pozicion më pas dhe nuk i jam bashkuar PD-së. Nuk kisha qëllim të hyja në politikë, ishte reagim spontan. Unë kisha lexuar për social demokracinë dhe para 90-ës. Kisha pedagog Nathanailin, iu bëja shumë pyetje pedagogëve dhe ata më jenin literaturë shtesë. Ngeca tek PS për shkak të rrethanave. Po qëllimi im ishte të mbaroja shkollën dhe të shkoja jashtë për specializim. Tek PD nuk kam bërë asnjë tentativë”, deklaroi Meta.

Ai ndër të tjera theksoi se edhe deputet nuk kishte dëshirë të behej, pasi e shoqëronte gjithmonë ideja që pas shkollimit të largohej jashtë vendit.

“Nuk pata asnjë lloj aspirate. Doja të mbaroja shkollën e të ikja jashtë.. Kjo gjë ka ndodhur në nëntor të ’91, ose dhjetor. Ishim në Pallatin e Kongreseve, kur të gjithë u habitën se çne kaq shumë të rinj me PS. Se të gjithë shkonim me PD. PD unë i kam dhënë të drejtë sa herë ka pasur të drejtë (Qesh). Bej shaka. Jam angazhuar atje, jo se doja të merresha me politikë. Në ’92 nuk doja të bëhesha deputet, pasi doja të ikja jashtë. Familja ime është shumë e lidhur, si nga ana e babait, si nga ana e mamasë. Gjyshi nga babai ishte solid me luftës nacionaliste. Gjyshi nga mamaja ishte figurë kryesore ndaj luftës kundër fashizmit. Një gjysh e kisha partizan. Tjetri ishte i qarkut tjetër (Ndërhyn Fezviu: E paskeni pasur ballist) Deputet u bëra në moshën 22 vjeç, për 23 vjeç. Kemi shkuar bashkë me Maqo Lakrorin në Skrapar, e disa të tjerë që si mbaj mend, Më propozuan dhe mua deputet, dhe Xhevair Spahiun. Ai nuk pranoi dhe ata më futën mua. Ishte diçka që mendoja se po i lija në baltë”, theksoi ai.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: