SHBA – Michelle Rodriguez është gati të heqë dorë nga “Fast & Furious” në rast se nuk angazhohen më shumë femra në filmat e radhës.38-vjeçarja, e cila ka qenë pjesë e gjashtë prej tetë filmave të deritanishëm, ka luajtur rolin e Letty Ortiz.
mishekl-12
Ajo përmes një postimi në Instagram ka deklaruar se në rast se nuk do të ketë më shumë femra atëherë do të duhet t’i thotë lamtumirë projektit të radhës.

“Shpresoj të shfaqin pak dashuri ndaj femrave në filmin e radhës ose ndoshta do të më duhet t’i them lamtumirë një serie të dashur filmike. Ka qenë një rrugëtim i mirë dhe jam falënderuese për mundësinë që ma kanë dhënë fansat dhe studioja gjatë këtyre viteve… Një dashuri”, ka shkruar aktorja.

Mos kjo kërkesë e aktores meksikane ka lidhje me prirjet e saj seksuale?! 38-vjecarja e ka shfaqur hapur se nuk i pëlqejnë meshkujt por femrat. Rreth 3 vite më parë u përfol për një lidhje të saj me modelen e njohur Cara Delevingne.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb