“San Siro”, stadiumi historik i futbollit italian ku luajnë dy skuadra me shumë histori në “Seria A” por jo vetëm, në të ardhmen do të ketë vetëm një pronar.

Mediat në Itali raportojnë se Milani ka vendosur të tërhiqet nga kontrata që e lidh me M-I Stadio Srl, shoqëria në bashkëpronësi me Interin me anë të së cilës dy skuadrat milaneze kontribuojnë financiarisht, së bashku me Komunën e qytetit për menaxhimin e stadiumit të vlerësuar me 5 yje nga FIFA.

Po sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se “djalli” për vendimin e marrë ka lajmëruar në fundin e vitit të kaluar si Interin ashtu edhe Komunën e Milanos.

Milani ka planifikuar që nga 30 qershori 2018 të tërhiqet nga kontrata që e lidh me San Siron.

Lajmi nuk është pritur aspak mirë nga skuadra tjetër e qytetit, Inter, e cila nga data në fjalë duhet të menaxhojë e vetme ekonomikisht stadiumin. Për këtë arsye drejtuesit zikaltër thuhet se kanë kërkuar një takim me palët e përfshira.

Gjithçka është në fazën e “thashethemnajës” dhe nuk ka asgjë zyrtare, por hollësi të mëtejshme pritet të dalin në orët dhe ditët në vijim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: