Edhe pse ka bërë disa blerje për sezonin e ardhshëm, Milani i ri duket se është ende me pushime. Skuadra italiane ka humbur në miqësoren me Borusia Dortmund me rezultatin 3-1, ndeshje e vlefshme për turneun e International Champions Cup në Azi.

Në ndeshjen e luajtur në Guangzhou, Montela kishte bërë një kombinim mes të rinjve dhe të vjetërve në formacion.

Goli i parë në këtë takim edhi nga Nuri Sahin në minutën e 16-të, ndërsa pas 4 minutash shënoi edhe Pierre-Emerick Aubameyang. Golin e vetëm për Milanin e shënoi Carlos Bacca në minutën e 20 dhe me rezultatin 1-2 përfunduan 45 minutat e parë.

Borusia siguroi golin e tretë në minutën e 62’ me Aubamejang që vulosi fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Miqësorja e radhës e Milanit është të shtunën kundër Bajern Mynih, ndërsa Borusia do të luajë kundër Bohumit në të njëjtën ditë.
https://www.youtube.com/watch?v=kFJ_9XyGi30
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb