Milot Rashica mund të bëhet objektivi i radhës i merkatos së Milanit. Lajmi është përhapur sot nga mediat italiane të cilat flasin për një interesim të kuqezinjve për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, i cili prej dy sezonesh po shkëlqen në kampionatin holandez me Vitesen.

Të parët që kanë ndjekur me interes zhvillimin e Rashicës kanë qenë zyrtarët e Napolit, të cilët flitet prej një viti se duan ta bëjnë atë pasardhësin e Kajehon. Sipas “Tuttomercatoweb”, pas tyre, futbollistin 21-vjeçar e kanë ndjekur edhe përfaqësues të klubit të Udinezes, të cilët kanë kërkuar informacione më të hollësishme rreth tij.

Megjithatë, një klub mjaft i interesuar për të siguruar shërbimet e tij së fundmi duket se është edhe Milani. Kuqezinjtë vazhdojnë të shtojnë elementë të rinj me perspektivë në përbërjen e tyre, duke menduar për të ardhmen dhe Rashica është mes profileve që po monitorojnë.

Mendohet që kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro nga klubi holandez, një shifër e cila përballohet pa probleme nga klubi i Milanit, i cili ka qenë një nga “mbretërit” e merkatos gjatë kësaj vere./Panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: