SHBA- Miliarderi filantrop dhe bankieri David Rockefeller ndërroi jetë në gjumë në shtëpinë e tij në “Poncantico Hills” në  New York. David Rockfeller vdiq të hënën në moshën 101 vjeçare, por duket se kjo jetëgjatësi i erdhi falë transplantit të zemrës për rreth 7 herë. Hera e fundit kur ai kishte vendosur një zemër tjetër, ishte 25 gushti i vitit 2016. Edhe pse Rockfeller ishte miliarder dhe anëtar i familjeve prej më të pasura në botë, kjo nuk mundi t’ia blinte atij ‘përjetësinë’, ndonëse jetën e kishte zgjatur 7 herë me ndërrimin e zemrës që kishte arritur të jetonte jo pak por deri në moshën 101 vjeçare. Ndërkohë ish-presidenti amerikan George W Bush dhe gruaja e tij, Barbara, dhanë një deklaratë duke thënë se ata janë thellësisht të trishtuar për vdekjen e shokut të tyre të  mrekullueshëm, shkruan BBC.

David Rockfeller ishte miliarder amerikan, i cili kishte në pronësi 100 mijë biznese dhe ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave për pasurinë e tij kolosale por kohët e fundit ai bëri bujë me mënyrën se si ai po zgjaste sa më shumë jetën e tij. David Rockefeller u diplomua në Harvard në vitin 1936 dhe mori doktoraturën në ekonomi nga Universiteti i Çikagos në vitin 1940. Mr Rockefeller doli në pension në vitin 1981 në moshën 65 vjeçare. David ishte nip i vetëm dhe trashëgimtar i John Rockefeller.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: