Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, nuk e fshehu lumturinë që skuadra e tij ishte e vetmja që mposhti Kukësin në këtë sezon. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai komentoi edhe të ardhmen e tij, teksa tha se do ta diskutojë me agjensinë që e menaxhon.

Luftëtari i vetmi që mundi Kukësin
“Përshëndetje nga unë dhe nga Gjitokastra. Si fillim dua të uroj Kukësin, na vjen mirë që jemi të vetmit që i mundëm, por duhet pranuar që ishim me fat sepse Kukësi ishte shumë më mirë në pjesën e dytë dhe humbi 3-4 raste shumë të mira.”

E ardhmja
“Si fillim do them se kam qënë shumë i lumtur gjithë vitin këtu, kemi marrë rezultate shumë të mira të gjithë si lojtarë, staf dhe drejtues. Kontrata ime përfundon në fund të qershorit, do shohim me agjensinë time ku do të vazhdojmë vitin tjetër, nëse do të rrimë këtu apo jo.”/panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb