TIRANE- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo është kthyer pas në kohë, duke kujtuar liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanon ai bën dallimet mes tij dhe kreut aktual të selisë rozë, Edi Rama.

Milo, aleati i vjetër i PS-së theksoi se Nano ishte lideri liberal i kësaj force, ndërsa Rama del jashtë këtij modeli dhe se ka marrëdhënie të paparashikueshme. Po ashtu, Milo u ndal dhe tek Berisha, që sipas tij është politikan i klasit të parë, përcjell ‘BalkanWeb’.

“Nano ka qenë një lider liberal që u kushtonte vëmendje marrëdhënieve me aleatët, ka qenë një njeri që krijonte klimë bashkëpunimi. Rama ka marrëdhënien e tij, që e bën të paparashikueshëm, del jashtë modelit të njohur dhe vet e pranon se nuk është pjesë e modelit politik shqiptar. Ka një ekran të brendshëm të vetin dhe kur e sheh veten thotë unë e kam mirë. Berisha është politikan i klasit të parë. Është një nga udhëheqësit politik nga më të shquarit dhe do mbetet si personazh. Në histori hyn dhe për të mirë dhe për të keq”, tha Milo, shkruan ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb