TIRANË- Deklarata të forta ka bërë aleati i kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Ai foli për pakte të fshehta mes liderëve politikë dhe garanci mbrojtjeje duke u nisur nga takimi ‘kokë më kokë’ mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Në të kaluarën mes liderëve politike ka patur pakte të fshehta që jo gjithmonë janë bërë publike. Pak kanë qenë takimet që janë bërë publike në të kaluarën kujtojmë rastet e Nanos me Berishën, apo të Bashës me Ramën. Mund të them që mes tyre ka patur komunikim edhe pse këto nuk janë bërë publike, ka patur telefonata mes tyre që publikut nuk i janë thënë. Por mund t’ju them që në këto takime të fshehta apo kokë mëkokë si ky që po zhvillohet tani, janë bërë pakte të fshehta që as nuk na shkon në mendje. Në këto pakte të fshehta jepen garanci personale, për të mos u prekur personalisht apo familjarisht, persona apo grupime të caktuara”, deklaroi Milo, raporton “BalkanWeb”.

Duke vijuar më tej me qëndrimin e tij, Milo tha se “nga ky takim Rama-Basha do dilet me dy pakte, një publik dhe një të fshehtë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: