TIRANE– Ministri teknik i Punëve të Brendshme i propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit, Dritan Demiraj i ka dhënë ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (Pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin:

“Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

Kujtojmë se komisari Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar para pak ditësh i dyshuari Mikel Shallari, 24 vjeç.
19190700_304973949928448_902707586_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: