Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, i propozuar në këtë detyrë nga Partia Demokratike, rezulton pronar i një kompanie private të lincensuar në fushën e konsulencës së policive private.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë një kopje të aktit të themelimit të shoqërisë “Security Consulting Services shpk” me pronar të vetëm, pikërisht ministrin Demiraj.

Referuar dokumentit të siguruar rezulton se këtë kompani ai e ka ka regjistruar në datën 19 shkurt të vitit 2015 dhe në regjistrat shtetërore figuron ende pronar i saj i vetëm.
dokumenti 4
Neni 3 i Aktit të Themelimit të “Security Consulting Services” saktëson se “shoqëria do të ushtrojë aktivitetin në fushën: Konsulencë ligjore, metodike, praktike, dhe trajnime në fushën e shërbimeve të ruajtjes dhe sigurisë fizike të objekteve publike dhe private, personave vendas ose të huaj. Shoqëria gjithashtu mund të bashkëpunojë me shoqëri të tjera me objekt të njëjtë ose të ndryshëm. Çdo lloj tjetër aktiviteti i lejuar dhe i njohur nga legjislacioni i RSH”.

Ndërkohë “BalkanWeb” raporton se në Nenin 4 të Aktit të Themelimit të kompanisë bëhet me dije se kapitali i saj themeltar është 100 mijë lekë dhe saktësohet se ortaku i vetëm që zotëron 100% të të gjithë kapitalit të shoqërisë është Dritan Demiraj.
dokumenti 2
Statusi i kësaj kompanie private që operon në tregun e policive private, sipas të dhënave që disponon “BalkanWeb” është ende aktiv ç’ka do të thotë se edhe pse është emëruar ministër i Brendshëm dhe me një lidhje direkte të funksionit të tij me Policinë e Shtetit, Demiraj ka edhe një biznes për të ndihmuar policinë private, që mund të interpretohet edhe si një konflikt interesi në pozicionin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb