TIRANE- Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili u emërua pas marrëveshjes së 18 majit mes PS-PD deklaroi se Policia e Shtetit është angazhuar shumë për zerimin e rasteve të mbledhjes së kanabisit. I ftuar në emisionin ‘Kjo Jave ‘ në ‘News24 ‘ Demiraj tha se zonat më problematike janë Dukagjini dhe Malësia e Madhe.

PJESË NGA INTERVISTA
Ndalemi tek denoncimet e rasteve të kanabisit
..
Jemi drejt zerimit të problemit. Kemi pasur të gjitha angazhimet me strukturat. Me policinë dhe bashkitë e ndryshme kemi pasur bashkëpunime. Në këtë drejtim kemi pasur sukses të madh. Kemi pasur asistime nga Guardia Di Financia

Kush zonë është më problematike?
Ka ndryshime drastik. Problematike mbetet Dukagjini dhe Malësia e Madhe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: