SERBI– Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se BE-ja dhe SHBA-ja, si dhe Britania e Madhe do të mbeten përgjegjëse për pasojat që do të vijnë në rast se nuk reagojnë ndaj deklaratave të fundit të politikanëve shqiptarë për bashkimin e trojeve shqiptare, të Shqipërisë, Kosovës dhe të tri komunave me shumicë shqiptare, në jugun e Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.

Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Bujanovcit, Jonuz Musliut se “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i pakuptimtë pa bashkimin e Luginës së Preshevës, pa Medvegjën, Bujanocit e Preshevës”, ministri Punëve të Jashtme serbe, Daçiq deklaroi se ky është kërcënim ndaj paqes në Ballkan e Evropë, njofton gazeta serbe Beta.

“Deklaratat e koordinuara Rama, Thaçi dhe Musliu tregojnë se ‘Shqipëria e Madhe’ është synimi i gjithë shqiptarëve. Sot Musliu kërkon që Shqipëria të jetë deri në Nish, por nesër mund të kërkojë të jetë në Shkup, Ulqin apo Epir. Nëse BE, SHBA, Britania e Madhe nuk reagojnë kur Shqipëria të ketë arritur në Nish, atëherë ato do jenë përgjegjës për pasojat”- ka thënë Dacic.
Screenshot002
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: