TIRANE- Ministri i Bujqësisë, që vjen nga radhët e LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar sot ndaj deputetit socialist, Erjon Braçe, pas sulmit të këtij të fundit ndaj presidentit Ilir Meta.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Panariti i kujtoi se projekti i ujitjes dhe kullimit në Lushnjë, është meritë e Ministrisë së Bujqësisë dhe jo e Braçes.

Mes të tjerash Panariti ironizon Braccen, ndërsa i sugjeron këtij të fundit që të kujtojë kryetarët e bashkive që të vadisin palmat e thara buzë rrugëve.

MESAZHI I PANARITIT
Cfare komedie, zoti Brace kur shoh qe paraqet si veper tenden, projektin me te sukseseshem te ujitjes e kullimit te Ministrise se Bujqesise, ate projekt i cili pas cerek shekulli shkretetire investimesh, pajisi me infrastrukture moderne te kanaleve ujitese tokat bujqesore te Lushnjes dhe Fierit. Mijera hektare toka te zhuritura u futen uje per here te pare dhe mijera te tjera u rehabilituan dhe u pastruan nga llumi i baltes por edhe i harresës. Brenda ketij viti edhe 20.000 hektare te tjera toka te thara do te vendosen nen uje. Nje investim ky i papare, qe solli dy fish me shume prodhim dhe eksporte bujqesore. E meqe jemi tek vaditja, kujtojini kryetaret tuaj te bashkive te vaditin te pakten palmat e thara buze rrugeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: