SHKODËR- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me shoqërinë civile në Shkodër ku ka folur edhe për ankimimin e ligjit të vettingut nga Unioni i Gjyqtarëve në Kushtetuese. Ai paralajmëroi se pavarësisht këtij animimi tinëzar, tërmeti do fillojë nga pallati i drejtësisë.

“Sot shohim për fat të keq tinëz, natën që e ashtuquajtura sindikatë e gjyqtarëve dhe prokurorëve e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese Vettingun për ta zvarritur apo bllokuar këtë proces. Tërmeti fillimisht do të ndihet tek pallati i drejtësisë, ku do të shohim një pjesë të mirë të gjyqtarëve e prokurorëve që në një mënyrë apo në tjetrën për shkak të vendimmarrjes që do të bëjnë trupat e vettingut dhe për shkak të presionit të opinionit publik do të detyrohen të lënë vendet e punës pra ne do të shohim gjithnjë e më pak, gjyqtarë dhe prokurorë biznesmenë. Mendoj që efektin e dytë do ta kemi tek politika dhe efektin e tretë natyrisht do ta kemi tek klasa e biznesmenëve”, deklaroi Bushati.

Drejtësia sociale, ishte dëgjesa me shoqërinë civile ku numri një i listës së kandidatëve për deputetë të Shkodrës për PS-në Ditmir Bushati, u ndal tek reforma në drejtësi, efektet e pritshme të saj në një hark kohor prej 5-10 vitesh që do shtrihen në pallatin e drejtësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: