KOSOVE– Në Kosovë ka qëndruar dje ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, njofton gazeta greke Kathimerini. Në fjalimin para ushtarëve grekë të KFOR-it në Kosovë, ai ka lavdëruar kontributin e Greqisë për forcimin e stabilitetit në Ballkan, ndërsa ka theksuar rëndësinë e rritjes së rolit të këtij vendi në rajon, njofton televizioni publik i Kosovës.

Ai gjithashtu ka kritikuar retoriken agresive në rritje të Turqisë.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, nuk ka takuar as një zyrtar të lartë në Prishtinë, pasi Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Europian që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: