TIRANE– Ministria e Mirëqenës Sociale dhe Rinisë ka reaguar pas disa lajmeve se ministrja teknike në këtë institucion e propozuar nga PD ka anuluar urdhrin e paraardhëses së saj Olta Xhaçka, duke marrë kompetenca për prokurimet publike. Sipas këtij vendimi, ministrja e sapoemëruar ka urdhëruar prokurim për siguracionin e 4 makinave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Por, sipas ministrisë së Mirëqenës Sociale dhe Rinisë, vendimi i ministres Xhuljeta Kërtusha është për shfuqizimin e një urdhëri të ish-ministres e cila ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm.

“Ky është një reagim për disa lajme të pavërteta që qarkullojnë në media. Po bëjmë të ditur se vendimi i Ministres së Punës dhe Çështjeve Sociale sot është për shfuqizimin e një urdhri të ish-ministres e cila ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm. Shfuqizimi i këtij urdhri absurd bëhet për të mbyllur cdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale. Ministër Kertusha nuk do të firmosë asnjë tender deri në fund të mandatit të saj dhe do të angazhohet për sigurimin e transparencës, standardeve dhe ndalimit të çdo lloj abuzimi”- thuhet në reagimin e ministrisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb