TIRANE– Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës.

Sipas ministres Gjosha, që vjen nga radhët e LSI-së, kjo thirrje vlen për administratën në varësi të kësaj ministrie, që sipas saj mund të kryejnë veprime në kundërshtim me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar se kush do t’i përfaqësojë në Parlament për katër vitet e ardhshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: