Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, është fotografuar në plazh me bashkëshortin e saj, duke bërë kështu të mundur që të shohim dhe një dimension tjetër të ministres, atë të një familjareje dhe bashkëshorteje. Harito, ashtu si shumë kolegë të saj, deputetë dhe ministra, ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për t’u freskuar në fundjavë, por ka preferuar që plazhi të alternohej me sport. Ajo ka luajtur gjatë volejboll me të shoqin në ujë, si edhe ka preferuar të bëjë not, gjithnjë në shoqërinë e tij. Ndërkohë, zonja Milena ka preferuar të rrijë për disa minuta edhe me ministrin Bledi Çuçi dhe bashkëshorten e këtij të fundit, që gjithashtu ndodhen në Dhërmi.

(d.b/PanoramaPlus/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: