Në fund të punës së saj si ministre teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka zëvendësuar 4 anëtarë të Bordit të Mjekësisë. Ajo ka zëvendësuar anëtarët e zgjedhur nga ministrja Lindita Nikolla.

Në listën e të hequrve është edhe Plarent Ndreca nga Bordi i UPT. Anëtarët e emerëuar në Bordin e UM nga Karabina kanë zhvilluar sot një mbledhje, e cila u organizua teksa anëtarët e tjerët të Bordit janë me pushime. Sot 4 anëtarët e zgjedhur nga Karabina janë mbledhur dhe kanë miratuar të katërt buxhetin, teksa duan të emërojnë edhe administratorin.

3 anëtarët e zgjedhur të Bordit, kanë çuar ankesë për këtë fakt tek ministrja Karabina. Sokol Buba, një prej anëtarëve të zgjedhur, ka thënë për News24 se mbledhja e sotme ishte e jashtëligjshme raporton BalkanWeb 

“Ne jemi me pushime dhe Karabina zëvendëson 4 anëtarë, ky është shkarkim, jo zëvendësim. Ata me këtë mbledhje cënojnë autonominë e universitetit, gjë që dëmton financat primarja, dhe më pas edhe zgjedhjen e administratorit. Nuk është e ligjshme kështu. Në mbledhjen e bordit, duhet të jenë 3/5 e kuorumit të bordit për të votuar. Karabina e ka bërë këtë për të prishur autonominë dhe për të shtënë në dorë të gjithë financën dhe administratorin që bën punësimet,” tha Buba.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb