Modelja e Victoria’s Secret, Miranda Kerr është paraqitur me një pamje të përsosur në Korenë e Jugut.
E veshur me një fustan të kuq me dantella ajo u shfaq mbresëlënëse teksa tregonte format e saj perfekte.

Modelja australiane, e cila ka një djalë 6 vjeçar, me ish-burrin e saj Orlando Bloom, tani pritet të martohet me miliarderin Evan Spiegel, i cili është themelues i rrjetit social Snapchat.

Miranda dhe Evan u takuan gjatë një darke të organizuar nga Louis Vuitton në vitin 2014, dhe që atëherë nuk janë ndarë më nga njëri-tjetri.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: