AUSTRALI- Kur kalon Miranda Kerr të gjithë kthejnë kokën, por së fundmi shfaqja sexy dhe elegante, vetëm me taka në këmbë e supermodeles australiane ka ngjallur mjaft kritika.

Modelja u shfaq në numrin e fundit të revistës “Harper’s Bazaar Australia”, krejtësisht nudo, ndërsa klientët e rrjetit të suprmarketeve “Coles”, u ankuan tek titullarët.

“Kemi marrë ankesa të shumta nga klientët të cilët vijnë për të blerë me fëmijët e tyre dhe kemi vendosur që duke nisur nga kjo javë të ndërpresim shitjen e revistës”, thuhet në qëndrimi zyrtar të supermarketit.

Në total janë tërhequr rreth tre mijë kopje, ndërsa drejtoresha e revistës Kellie Hush, thotë se ndihet shumë krenare për kopertinën e revistës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb