Futbolli italian prej vitesh po përpiqet të ringrihet për të marrë vendin që i takon. Për këtë federata është përpjekur shumë duke menduar edhe për detajet siç është afërsia e ndeshjeve të kampionatit me Kupat e Europës.

Por nga sezoni tjetër, me miratimin e rregullave të reja, Seria A do nisë nga data 20 shkurt, pavarësisht ankesës së trajnerit të kombëtares ‘axurre’, Ventura.

Po ashtu është miratuar vendimi që të ketë ndeshje në ditët festive. Serie A do të luaj edhe në festat e fundvitit. Kështu ndeshje do të ketë me datën 23 dhjetor, për Krishtëlindje, ndërsa liga italiane do të luhet edhe me 30 dhjetor, një ditë para festës së Vitit të Ri.

Pushimi do të vlejë në fillim të vitit ndërsa pjesa e dytë e kampionatit do të nisë me 21 janar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb