TIRANE- Miratohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Vendimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u vendos me 31 vota pro të këshilltarëve të PS të LSI dhe atyre të PDIU-së, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike bojkotuan sallën.

Pas 1 orë e 30 minuta mbledhje, konkretisht pro këtij vendim votuan 25 këshilltarë të PS, 3 të PDIU, 2 të LSI dhe 1 i FRD.

Plani i bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për m3: nga 45 lekë/ m3 bëhet 65 lekë/m3.

Rritja e çmimit të ujit ka shkaktuar debate dhe përplasje mes partive politike, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat. Kështu PD akuzoi për pazare në kurriz të opozitës PS dhe LSI, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj. Ndërkohë, pas disa orësh diskutimesh dhe debatesh në sallë, u arrit votimi i këtij vendimi, i cili solli dhe reagimin e LSI-së.

Sipas nënkryetarit të LSI-së, asnjë nga këshilltarët e kësaj partie nuk ka votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Luan Rama pohoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se dy votat që thuhet se janë të LSI-së, nuk janë dhënë nga këshilltarët e saj, ndërsa personat që kanë votuar nuk i njohin. Konkretisht bëhet fjalë për votat e Agim Krajës dhe Genta Mezinit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: