KORÇË- Eshtrat e një njeriu janë gjetur në fshatin Koritë të Korçës. Eshtrat janë zbuluar nga banorët në themelet e Qendrës Shëndetësore të fshatit, e më pas kanë njoftuar policinë.
Gazetarja Iris Rezhda raportoi për “BalkanWeb” se efektivë të policisë dhe mjeko-ligjorë më pas i kanë marrë eshtrat për t’i analizuar dhe për të zbardhur rrethanat apo edhe identitetin e mundshëm të viktimës.
Nga ana tjetër banorët thonë se Qendra Shëndetësore më parë ka qenë banesë dhe ka vite që është ndërtuar. Ata deklarojnë se nuk është hera e parë që kanë gjetur eshtra në të njëjtin vend.
(m.k/BalkanWeb)