TIRANE– Prej 8 ditësh, shkrimtari Dritëro Agolli ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar. Mjekët e këtij spitali tregojnë gjendjen në të cilën shkrimtari i madh iu drejtua Sanatoriumit. Ata thonë se ndonëse Agolli vuante prej vitesh nga problemet në mushkëri, së fundmi gjendja e tij ishte rënduar edhe për shkak të problemeve kardio-vaskulare.

“Shkrimtari i madh Dritëro Agolli para 8 ditësh u paraqit në spitalin tonë në një gjendje të rënduar. Prej vitesh ai vuante nga probleme me mushkëritë. Në ditët e fundit, problemet u rënduan, duke shfaqur edhe probleme respiratore, si dhe probleme kardiovaskulare. Pavarësisht asistencës dhe trajtimit intenstiv ai u nda nga jeta në orën 16:00. Gjendja e tij ishte e rënduar, dhe në këto kushte pavarësisht ndihmës dhe asistencës mjekësore, ai nuk mundi ta kalonte”, tha mjekja e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb