VLORË- Një mjet ka marrë flakë në lëvizje në Qafën e Llogarasë pasditen e sotme duke u djegur plotësisht.

Sipas policisë Vlorës, sot rreth orës 18:30, salla operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se gjatë ecjes në ngjitje për në Llogara, ka marrë flakë një mjet.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimi paraprak i grupit hetimor dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike. Mjeti tip “Volvo” i përket shtetasit B.V., 48 vjeç, banues në Çeki.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb