NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
250 gr mocarela
½ lëng limoni
50 gr ullinj jeshil pa bërthamë
50 gr domate të thara
2 lgj vaj ulliri
1 spec i kuq djegës i thatë
Kripë, piper i zi
Rozmarinë
Përgatitja
Presim shumë imët domatet e thara dhe ullinjtë dhe i vendosim në një tas ku shtojmë 1 lugë lëng limoni, 2 lugë vaj ulliri dhe specin djegës të thërrmuar.
Presim djathin mocarela në copa jo shumë të mëdha dhe e vendosim në një pjatë duke e spërkatur me pak piper të zi. Më pas shtojmë mbi djath salcën e përgatitur me domate dhe ullinj dhe e lemë të marinohet mirë për 15 minuta në temperaturë ambienti. Më pas e shërbejmë dekoruar me pak rozmarinë.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb