Blac Chyna është përfshirë në një aksident në orët e para të mengjesit, në Los Angeles. Sipas TMZ, ylli 29 vjeçar është përplasur me veturën e saj luksoze Rolls Royce.

Sipas të njëjtit portal, ish e dashura e Rob Kardashian është larguar nga vendi i ngjarjes me ambulancë, ku dyshohet të ketë qenë edhe foshnja e saj dhe e Kardashian, Dream.

Vetë Chyna nuk e ka konfirmuar këtë aksident dhe deri tani nuk është komunikuar asgjë për media, madje as gjendja shëndetësore e saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb