ANGLI- Gjatë orëve të fundit ishin të shumta mediat on linë dhe gazetarat anë e mbanë botës që i kushtuan jo pak vëmendje motrës së atentatorit të sulmit në Manchester, Jomana Abedi, që u tha se ishte “modele” e bënte një jetë perëndimore, ndryshe nga vëllai i saj që ishte një besimtar radikal, i cili vendosi të vetëflijohet për ISIS duke i shkaktuar vdekjen 22 personave.
14088566_219266248475555_4202002347904783078_n_MGTHUMB-INTERNA

maya-ahmad-feat-610x350

Por sot është zbuluar se fotoja që Jomana Abedi mbante në profilin e saj në Facebook ishte e vjedhur. Ajo përdorte fotot e dy modeleve të quajtura Maya Ahmad dhe Janice Joostema.

Gjatë gjithë kohës, motra e kamikazit postonte në profilin e saj foto të modeleve apo vajzave të famshme, duke u hequr si ato.

Njëra nga fotot e shpërndara në media, ishte postuar nga modelja Janice Joostema në profilin e saj në Instagram gjatë marsit të një viti më parë.

Por kjo nuk është e vetmja foto që ajo kishte vjedhur. Në profilin e motrës së kamikazit mund të gjesh edhe foto të Maya Ahmad, një tjetër modele e njohur.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: