Të shtunën luhet finalja më prestigjioze e kontinentit të vjetër nga ku do të caktohet skuadra më e mirë e Europës për sezonin 2016-2017. Nga sot, dy skuadrat Juventusi dhe Real Madrid, kanë mbërritur në kryeqytetin e Uellsit, Cardiff, ku do të akomodohen për takimin e nesërm.

Ndryshe nga ç’pritej, milionerët e Real Madrid kanë befasuar me përzgjedhjen e tyre. “Galaktikët” janë vendosur një hotel me 4 yje që kushton 69 paund nata për t’u akomoduar në prag të sfidës me bardhezinjtë ku kërkojnë të fitojnë “Champions-in” e 3 në 4 vitet e fundit, raporton “The Sun”.
nintchdbpict000327896509
Por cila ishte arsyeja që një ekip multimilioner si Real Madrid u tregua kaq modest?

Drejtuesit e klubit janë munduar të shmangnin atmosferën festive në kryeqytetin e Uellsit për të qenë sa më të qetë duke lënë qendrën për periferinë.

Ndërsa Juventus do të qëndrojë në një hotel 25-së minuta larg nga ku Real Madrid ishte i akomoduar në sfidën e “Super Cup 2014”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb