BRUKSEL– Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Figuri, Federica Mogherini, të martën në Bruksel do të jetë iniciatore e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në njoftimin nga Zyra e Mogherinit, theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik.

Ata do t’i shykëmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një kumtese të shkurtër të Zyrës së Mogherinit.

Ndërkohë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka theksuar se në takimin Thaci-Vuci# do të diskutohet për modalitetet dhe formatin e vazhdimit të dialogut, por që për këtë po pritet formimi i Qeverisë në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb