TIRANE– Jeta politike në vend gjatë ditëve të fundit ka qenë tejet e ngjeshur me aktivitete, takime, replika e batuta. Por ato që kanë munguar, janë pikërisht negociatat mes qeverisë dhe opozitës, ndonëse ftesat për dialog kanë vazhduar nga të dyja palët.

Në rubrikën argëtuese në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në “News 24”, përcillen momentet më pikante të kësaj jave. Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë kësaj jave ka zhvilluar një takim me të rinjtë, ku përfaqësuesit e kësaj force politike janë bërë pjesë e aktiviteteve sportive.

E nga sa duket në video, ministri i Mjedisit Lefter Koka ka një pasion të fshehur për sportin, që shumë prej nesh ndoshta nuk e dinin.

Gjatë kësaj jave, jo pak vëmendje ka marrë veshja që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur në ditën e takimit me kreun e LSI, Ilir Meta. Rama ka shkruar në takim tejet sportiv, teksa mban veshur një palë tuta çitjane, me të cilat është shfaqur edhe gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa nga çadra situata gjatë kësaj jave është bërë paksa më e “nxehtë”, ku kryedemokrati Basha ka ashpërsuar gjuhën ndaj qeverisë. “Shteti i leshit”, është shprehur Basha. Ndërsa nga selia e LSI-së, batuta pikante e javës ka qenë ajo e kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama me “parç e mbrapsht”.

“Pa të bardhën republika e vjetër nuk funksionon më as një orë e jo më një ditë”. “Si mbajnë gjunjët pa të bardhën”, disa nga batutat e Bashës.

Në një tjetër moment, kreu i LIBRA-s bëhet gati për të mbajtur fjalën para Kuvendit, por me sa duket shiu e pengon. “Shpejt se u bëmë qull”, u thotë Blushi gazetarëve.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb