TIRANE- Fakti që Monika Kryemadhi nuk zgjodhi të ishte në rolin e Zonjës së Parë sot përkrah bashkëshortit të saj, Ilir Metës gjatë ceremonisë së inaugurimit, ka sjell shumë komente. Kështu ka ndodhur edhe me një anëtarë të PDIU-së, e cila ka bërë ironi me zonjën Kryemadhi, gjë që nuk është pritur mirë nga ish-deputetja e kësaj force politike, Mesila Doda.

“Ç’e do mall, e ç’e do gjënë, kur s’ke grua për të qënë. Ja dedikoj presidentit te ri” shkruan Alba Haruni në profilin e saj në Facebook. Fill pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Mesila Dodës, që duke qenë se ka njohje personale me Monika Kryemadhin.

DODA: Alba, te kam degjuar shume here e nuk te kam thene gje sepse besoj qe bindjet politike jane personale, por… Mona nuk eshte ajo qe thua, e ti je grua vete ndaj me kujdes kur shprehesh per nje grua tjeter

ALBA HARUNI: E dashur Mesila.Ky edhte mendimi im, nisur nga gjera te kaluara ne kurriz.Nuk do cenoja asnje femer, ne politike ose jo.Nuk merrem me moralin e askujt, por me menyren si sillen kur kane pushtetin.Kur hedhin ne rruge padrejtesisht njerezit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: