TIRANE- Pasi LSI-ja përjashtoi dy këshilltarë të saj që dhanë votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit dhe pasi nënkryetarja nga radhët e LSI-së në Bashki dha dorëheqjen, vjen edhe reagimi i kryetares së kësaj partie Monika Kryemadhi.

Duke e pozicionuar LSI-në tek forcat opozitare, ajo thotë se nuk do bëjë kompromis me asnjë lloj pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal.

STATUSI I PLOTE
Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!
Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë. Pozicionimi ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis. LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: