TIRANE– Analisti Fatos Lubonja thotë se Monika Kryemadhi i ka të gjitha energjitë për ta kaluar Lëvizjen Socialiste për Integrim, nga një parti klienteliste në një opozitë të fortë. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, analisti Lubonja ka komentuar dorëheqjen e kreut të LSI-së Petrit Vasili, dhe marrjen e drejtimit të kësaj partie nga Monika Kryemadhi.

Në studion e “News24″, Lubonja është shprehur se “Jo çdo gruaje mund t’ia lësh partinë”, ndërsa ndalet edhe tek sfidat me të cilat do të përballet kryetarja e LSI.

“Jo çdo gruaje mund t’ia lësh partinë. Duhen energji, sepse Edi Rama nuk mund t’ia lë partinë Lindës. Meta është i vetmi që ka bërë parti pa trashëgimi historike. Ish-komunistë këta të PS-së dhe ish-të persekutuar nga ana tjetër. Ai ka bërë një parti klientelare. Të bëjë një parti të tillë do talent do energji. Ideja për të bërë bashkë njerëz kërkon energji kërkon talent. Nëse do ta gjykojmë nga pikëpamja e energjisë e ka më të lartë Monika për të organizuar njerëz sesa Vasili. Sfida që kanë tani partitë është që nëse ata mund të kthehen nga parti klientelare për të bërë diçka më shumë. Kjo do që të bëjë opozitë të fortë dhe i duhet luftë për ekzistencë”, tha Lubonja.

Sipas analistit Fatos Lubonja, “Çështja është kush e bën më mirë këtë punë, pra të organizojë më mirë partinë dhe rininë. Dhe Kryemadhi e bën këtë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb