TIRANE- E ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH, nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hedh poshtë sondazhet e publikuara deri më tani në mediat shqiptare dhe thotë se ato janë larg së vërtetës. Ajo shkon deri aty sa i quan ato sondazhe të Sorosit.

Duke folur për një realitet ndryshe, Monika zbuloi edhe sondazhet e LSI-së, të cilat tregojnë se forca që ajo përfaqëson ësdhtë rrotë më rrotë me PS-në, ndërsa PD-ja është me PDIU-në.

“Sondazhet e paguara nuk i besoj. Sontazhet e Soros morën në qafë edhe Hilary Clinton, jo më Edi Ramën. Nga sondazhet tona, tregohet se jemi rrotë më rrotë me PS dhe PD-ja është në konkurencë me PDIU”,- u shpreh ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: