Nga Brizida GJIKONDI

Në Shqipëri prej rreth një dekade është në fuqi një ligj zgjedhor antidemokratik, i centralizuar, përjashtues si për ata që i gënjen mendja se kontriubojnë ndershëm në jetën politike të një partie, por sidomos përjashtues për shqiptarët që presin të përfaqësohen denjësisht nga intelektualët, qytetarët, ose dhe politikanët më të spikatur dhe me kontribute të sprovuara në të mirë të vendit.

Tashmë prej 2008 deputetët emërohen qartë dhe prerë nga kryetari i partisë respektive. Pavarësisht çfarë shkruhet në statutet e këtyre partive, ku presupozohet që deputetët zgjidhen dhe propozohen nga baza dhe zonat zgjedhore në terren, kryetarët nuk zbatojnë statutin si akt moral të partive të tyre, por ligjin zgjedhor, ligj i cili pikërisht se është antidemokratik dhe imponues, iu leverdis atyre ta zbatojnë. Ky ligj me ndryshimet e tij është aprovuar edhe nga ata që sot ngrenë zërin kundër listave dhe kundër kompetencave ligjore të kryetarit për të emëruar personat që i leverdisin në këto lista.

Për të lexuar analizën e plotë në GSH.al klikoni në këtë link: http://www.gsh.al/2017/05/30/moralistet-e-vonuar/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb