TIRANË- Tritan Shehu arriti të marrë mandatin si deputet nga Gjirokastra, por duket se fitorja në Kavajë e PD-së e ka gëzuar më shumë.

Shehu shkruan se kjo është një fitore e madhe simbolike jo vetëm për PD-në por edhe për lirinë e vlerat e vërteta, pasi ishte një fitore mbi trafiqet, drogën, krimin e presionet.

“Bravo Kavaja! Kavaja përsëri e fuqishme me rolin dhe mesazhet e saj demokratike e të drejtësisë.
Vërtet Kavaja është e jo e madhe si popullsi e territor, por të mos harrojmë se edhe në vitet e zjarrta të lëvizjeve demokratike, megjithëse ishte edhe më e “vogël”, u bë shumë e “madhe” me shpresën e kurajën që përhapi kudo.
Fitore e madhe simbolike kjo jo vetëm për PD, por edhe për lirinë e vlerat tona të vërteta!
Një fitore kjo mbi trafiqet, drogën, krimin, presionet, blerjen e votës e principeve thelbësore të dinjitetit e integritetit njerëzor.
Urime të gjithëve!”, shkruan Tritan Shehu, i cili do të jetë brenda parlamentit të ardhshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb