TIRANE- Ceremonia e betimit të Ilir Metës President, ka qenë padyshim një moment i rëndësishëm për familjen Meta. Por kjo ditë ka qenë më e rëndësishmja e jetës së saj, për Borën, vajzën e madhe të Presidentit, edhe për shkak të pozicionit të veçantë që ajo kishte në këtë ceremoni përkrah të atit.

Nga sa u pa edhe gjatë ceremonisë, Bora mori vëmendjen e të gjithëve me elegancën dhe paraqitjen e saj. Padyshim, vajza i kishte kushtuar shumë rëndës pamjes së saj, për t’u paraqitur sa më thjesht, por edhe elegante në këtë ceremoni mjaft të rëndësishme.

Flokë të krehur drejt, grim i rregullt dhe i përshtatshëm për moshën, dhe një fustan klasik dhe serioz, i jepnin vajzës së Presidentit pamje elegante, që nuk e kishim parë kurrë te ajo, edhe për faktin sepse prej kohësh studion jashtë dhe qëndron larg mediave dhe në ato herë kur është shfaqur nuk i është dashur të jetë kaq serioze.

Vemendja e madhe ndaj saj, nuk dimë se çfarë ndjesie ka krijuar tek ajo, por momenti pas betimit të të atit dhe përfundimi i ceremonisë, duket se e ka gëzuar Borën.

Ajo ka shkuar në shtëpi, ka pastruar grimin, ka veshur një palë rroba pambuku dhe si një studente që është, pavarësisht që tashmë thuhet që ajo do të jetë Zonjë e Parë, i ka bërë një foto vetes, pa filtër madje, që e ka publikuar…

“Chilling pa make up”, shkruan ajo.

Është aq e re sa nuk ka nevojë as për make up as për filtra, por me siguri me statusin e ri nuk do ta ketë gjithmonë këtë liri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: