Një kërkesë e çuditshme e tifozëve të Beshiktash ka ardhur në drejtim të bashkëshortes së futbollistit të ekipit të tyre, serbit Dushko Tosiç. Ata i kërkonin këngëtares Jelena Karleusa që të hiqte dorë nga seksi me Tosiç këto tre javë pasi janë shumë të rëndësishme që ekipi të shpallet kampion për të dytin vit radhazi.
jelena
“Jelena, ju lutemi mos bëni seks këto javë me Tosiç! Beshiktashi duhet të ruajë vendin e parë. Më pas bëni çfarë të doni bashkë”, ishte mesazhi i rrallë i tifozëve të skuadrës së Stambollit që bëri mjaft bujë në Turqi e që u mor me sportivitet nga çifti.
dusko-tosic-jelena-470x301
Fill pas kësaj kërkese, e përditshmja serbe “Kurir” kontaktoi me mbrojtësin 32-vjeçar.
tosiç
“E çfarë mund të them në lidhje me këtë kërkesë (qesh). Në fakt, nuk më pëlqen të komentoj rreth jetës sime private, për më tepër në një moment ndërsa ne jemi duke luftuar për titullin kampion. Por, dua t’i qetësoj tifozët e Beshiktashit që Jelena nuk është me mua. Për momentin, ajo ndodhet në Beograd, pasi nuk ka shumë që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale” zbuloi Tosiç.

(e.k/BalknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb