RUSI-Ministria ruse e Punëve të Jashtme paralajmëroi sot se një sulm ushtarak kundër Koresë së Veriut do të sillte një tragjedi kolosale me tmerrësisht shumë civilë të vdekur.

“Të gjitha palët e përfshira në tensionet në gadishullin Korean duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë situatën në arritjen në pikën e mos kthimit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në një koment të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, TASS.

“Nuk ka alternativë tjetër nga zgjidhja paqësore e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut”, shtoi ajo.

Rusia dhe Kina, që kanë marrëdhëniet më të ngushta diplomatike me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut, janë përpjekur të nxisin një marrëveshje paqeje ku Koreja e Veriut të ndërpresë programin me armë bërthamore në këmbim të ndërprerjes nga Koreja e Jugut të stërvitjeve ushtarake me SHBA-në, njoftoi TAS, percjell Ata.
aa-515-768x573
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb