ITALI- Shira, erëra të forta dhe dëborë janë regjistruar në pjesën më të madhe të Italisë. Përkeqësimi i kushteve të motit shoqërohet me një masë ajri të frohtë që vjen nga rajonet kontinentale të Arktikut në gadishull duke shkaktuar paqëndrueshmëri, shoqëruar me reshje dëbore në zonën qendrore.

Stuhi pritet të ketë në pjesën qendrore dhe jugore dhe erëra më të forta në rajonin veriore dhe jugore.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar sërish për mot të paqëndrueshëm që parashikohet nga pasditja e sotme shoqëruar me erëra të forta në pjesën veriore të Emilia-Romanjës dhe Ligurias deri në stuhi të forta.

Në orët e vona të pasdites parashikohen erëra të forta në pjesën perëndimore të Siçilisë, me shtrirje graduale drejt Kalabrisë, Basilikatës dhe Pulias.

Priten reshje dëbore në lartësinë mbi 700-900 metra në Abruzzo dhe Molise, me një intensitet më të vogël në lartësinë 500-600 metra nga dita e sotme deri nesër.

Në bazë të parashikimeve, nesër do të ketë alarm të verdhë për rrezikun hidrogjeologjik lokalizuar në gjithë territorin e Abruzzos dhe Molises, në zonat bregdetare të Lazios dhe Kampanias, pjesërisht në Basilikata dhe në Pulia dhe në terrenin malor të Kalabrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb