Moti i keq që përfshiu Stambollin, sipas raporteve fillestare, nuk ka viktima, tha drejtori i Zyrës së Emergjencës të qeverisë turke (AFAD) Mehmet Halis Bilden.

Bilden në rrjetin social shkroi se ekipet e AFAD-it janë në terren. “Të gjithë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Falë Zotit, sipas informacioneve paraprake nuk ka viktima”, ka shkruar Bilden.
Ai këshilloi që në rrugë të mos lëvizin me automjete përveç në raste urgjente dhe kërkoi që banorët t’u përmbahen udhëzimeve të autoriteteve kompetente. Për shkak të sasive të mëdha të ujit në rrugë të caktuara, automjetet nuk mund të lëvizin, si dhe është vështirësuar edhe trafiku publik.

Shumë kryqëzime dhe viadukte kanë mbetur nën ujë i cili ka depërtuar edhe në metrobuse. Stacionet për metro dhe metrobus janë nën ujë. Po ashtu është vështirësuar edhe trafiku ajror, si dhe transporti detar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: