ITALI– Një pjesë e madhe e Italisë është përfshirë nga moti i keq këtë të martë. Stuhia dhe breshëri i madh kanë rënë në Marche, Piemonte, Venezia si dhe në zonën e Alessandria-s, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi si dhe në turizëm.

Në Grottammare, disa hapa nga San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascolit plazhi është mbuluar nga breshri, ndërsa pushuesit e kanë braktisur.

Gjithashtu në këtë zonë janë gjetur edhe 2 të mbytur nga helikopterët në det. Dyshohet se ata po lëviznin me varkë dhe janë mbytur si pasojë e dallgëve.
305105
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb