BRITANI E MADHE – Disa nxënës në Britaninë sfidojnë Kodin e Etikës, për sa i përket veshjes në ambiente pune apo shkollore. Rreth 30 djem kanë shkruar në shkollë me funde, si shenjë proteste ndaj urdhrit që u ndalonte atyre të vishnin pantallona të shkurtra.

Nxënësit e Akademisë “ISCA” në Exeter kërkuan leje për të modifikuar uniformën e tyre shkollore, për shkak të motit të nxehtë të këtyre ditëve.Njëri prej pjesëmarrësve në protestë tha se “nuk na u lejua të vishnim të shkurtra, por unë nuk kam ndërmend të vesh pantallona të gjata. Bën shumë vapë”.

Mësuesja kujdestare, Aimee Mitchell tha se të shkurtrat nuk ishin pjesë e “uniformës së shkollës”. Nxënësit, ndërkohë, thanë se ideja për të protestuar në këtë mënyrë erdhi nga vet mësuesja kujdestare, e cila ua kishte dhënë si sugjerim, por njëri prej tyre këmbënguli se nuk besonte që ajo ta kishte seriozisht.

Ata pretendojnë tashmë se shkolla do ta rikonsiderojë politikën kundër pantallonave të shkurtra, si rezultat i protestës së tyre, ndërsa mësuesja kujdestare u kishte dhënë madje edhe shpresa se kjo gjë do të ndodhë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb