Kush mendon që kapriçot e motit do të mbarojnë me acarin, gabon. Parashikimet e fundit flasin për një sistem të fuqishëm vranësirash që do të prekë vendin tonë duke gjeneruar shira, që mund të shkaktojnë edhe përmbytje.

Sipas meteorologëve, zonat më të prekura parashikohet të jenë veriperëndimoret, kurse verilindja dhe juglindja do të vazhdojnë të jenë nën pushtetin e borës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të premten si edhe në fundjave duke bërë që bregdeti dhe një pjese e zonës se ulët të kalojnë në vlera pozitive, ndërsa deri në -5 apo -6 gradë C do të jenë temperaturar në zonat malore. Në ultësirën perëndimore nuk përjashtohen përmbytjet lokale kryesisht ne veriperëndim të vendit

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: