Forbes ka publikuar së fundmi listën me personazhet e ekranit më të pasur për vitin 2017. E renditur në 100 më të pasurit është gjithashtu edhe motra e vogël e klanit Kardashian – Jenner, Kylie.

19 vjeçarja është personi me moshën më të re në 100 personat e tjerë dhe është renditur në vendin e 59 me të ardhura prej 41 milionë dollarësh.

Të ardhurat e 19 vjeçares vijnë nga shitja e produkteve të saj kozmetike të cilat kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm 2 vitet e fundit me shitje rekord.

Gjithashtu ajo përfiton edhe prej lojrave apo aplikacioneve të krijuara për të, linjën e rrobave dhe sigurisht reklamat e pafundme në Instagram. Lajmin për renditje në Forbes e ka bërë publik vetë Kylie në një status të sajin ku shkruan:

“wow, u zgjova sot si pjestarja më e re e listës 100 të Forbes” shkruan Kylie në foton e publikuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: